Uncategorized

Elizabeth Hurley kujton ish-partnerin disa muaj pas vdekjes: Unë e doja shumë atë

0

Elizabeth Hurley është hapur në lidhje me ish-të dashurin e saj, biznesmenin tashmë të ndjerë Steve Bing, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Kur vdiq Steve, Hurley shkroi në Instagram se ishte e ‘tronditur’ për vdekjen e ish-partnerit të saj. I njëjti njëherësh ishte edhe babai i djalit të saj 18 vjeçar, Damian.

Ndërsa tani gjatë një interviste të fundit ka folur sërish për të ku zbuloi edhe se e ka dashur shumë.

“Ai dha shumë gjëra të mira për mua. Ai ishte një filantrop me zemër dhe kur ishim bashkë, shumë kohë më parë, më shumë se 18 vjet më parë, unë e doja atë shumë”, u shpreh Elizabeth Hurley.

Sipas raportimeve, Bing vdiq nga trauma e shumëfishtë dhe mënyra e vdekjes së tij u cilësua si vetëvrasje. Ai ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare./Lajmi.net/

Lexo të tjera