Rozë

Elvisi reagon pas rikthimit të Atdheut në “Përputhen” dhe përballjes me Antonelën

0
elvisi-reagon-pas-rikthimit-te-atdheut-ne-“perputhen”-dhe-perballjes-me-antonelen

Atdhe Xharavina javë më parë vendosi të largohej nga “Përputhen”, ndërsa në puntanën e fundit është rikthyer në program, shkruan lajmi.net.

Ai kishte ardhë për një përballje me Antonelën, pas gjithë debateve që kishin me të para se të largohej nga programi.

Ish-konkurrenti tha se vendosi të largohej pas debateve ofenduese, ndërsa u rikthye për t’u sqaruar me Antonelën.

Kjo e fundit tha se kishte pëlqim dhe vazhdon të ketë për të, por krenaria nuk i ka lënë të dilnin në takim.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të çoj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, u shpreh ajo.

Madje, në fund të takimit kërkoi nga produksioni që ta lejonin Atdheun të rikthehej në emision.

Pas gjithë kësaj situate ka reaguar Elvisi, i cili ishte i përfshirë në debatin mes dy konkurrentëve.

Ai ndau një postim nga përballja e tyre, duke e mbushur me të qeshura dhe të shoqëruar me disa emoji të klounit.

Ndërsa, më pastaj në postimin tjetër shtoi “E urrej t’ju them ”A ju pata thënë?” Por, a ju pata thënë? Jo po Elvisi ju nxjerr litarin femrave, jo po i kërcënon, jo po abuzues maskilist. Jo po meshkuj si Elvisi nxitin dhunën ndaj femrave. M’qeshet se ndaloj dot”.

Krejt në fund, Elvisi u sqarua me një tjetër postim, duke thënë se publiku e ka përceptuar largimin e tij të nxitur nga debati me Atdheun.

Ai thotë se nuk është penduar që ka reaguar duke e mbrojtur Atdheun dhe thekson se është e drejta e tij të rikthehet në emision. /Lajmi.net/

Lexo të tjera