Rozë

Emma Stone i jep fund beqarisë

0
emma-stone-i-jep-fund-beqarise

Emma Stone dhe Dave McCary i kanë dhënë fund beqarisë, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.

Pasi u shfaqën këtë javë fotot e Stone, 31 vjeçe dhe McCary, 35 vjeç, që tregonin çiftin të veshur me veshje sportive, njëb urim tha se ata janë kurorëzuar.

Page Six më parë raportoi se çifti shtyu martesën e tyre në mars për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Aktorja fituese e “Oscar” dhe McCary, një ish-drejtor i segmentit në “Saturday Night Live”, njoftuan fejesën e tyre në rrjete sociale në dhjetor 2019.

Në selfie, postuar në llogarinë e McCary në Instagram, Stone shihet i buzëqeshur ndërsa mban unazën e saj të fejesës me perla.

Dyshja zyrtarizuan lidhjen e dashurisë në tetor 2017, por në të vërtetë ata u takuan kur Stone ishte nikoqire e “SNL” më 2016. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera