Rozë

Enca e thotë troç: Kjo është kënga ime më e nënvlerësuar

0
enca-e-thote-troc:-kjo-eshte-kenga-ime-me-e-nenvleresuar

Enca Haxhia është ndër emrat më të komentuar dhe njëherësh shumë e suksesshme, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është shumë aktive me fotografi të reja në rrjete sociale, me të cilat i mban të informuar fansat për të rejat rreth saj.

Së fundi, ajo përmes një postimi në Instagram, ka treguar se cila këngë e saj mendon që është më e nënvlerësuara.

“E dua kaq shumë këtë këngë dhe ndjej sikur kjo është kënga ime më e nënvlerësuar”, ka shkruar ajo, teksa ndau me ndjekësit lidhur me këngën “Baladë”.

Kujtojmë se projekti me titull “Baladë”, është publikuar në shkurt të vitit 2019 dhe ka marrë mbi 4 milionë klikime në kanalin YouTube.

Kujtojmë se Enca Haxhia ka finalizuar disa këngë të reja, të cilat pritet t’i publikojë shumë shpejt. /Lajmi.net/

Lexo të tjera