Rozë

Enca i ‘vardiset’ reperit 6ix9ine

0
enca-i-‘vardiset’-reperit-6ix9ine

Enca Haxhia është një prej emrave më të njohur të estradës shqiptare, e cila shumë shpesh merr vëmendje me veprimet që bën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar një fotografi të realizuar kohë më parë, në të cilën shfaqet provokuese në bikini të zeza.

Në këtë imazh, ajo ndau edhe këngën “Mala”, kënduar nga  6ix9ine dhe Anuel AA, madje kishte një mesazh për njërin nga ta.

“Për ty bëhem e keqe”, është mbishkrimi që këngëtarja ia ka lënë asaj fotografie, duke e etiketuar 6ix9ine, si dhe ia shoqëroi edhe një figurë me zemër.

Por, duket se reperi nuk e ka parë postimin e Encës, ndase nuk e ka ripostuar atë, por nuk dihet nëse i ka replikuar në mesazh privat. /Lajmi.net/

Lexo të tjera