Bota

Enca: Rash në dashuri, humba miqtë e rremë dhe ngela pa punë shkak i pandemisë dhe politikës

0
enca:-rash-ne-dashuri,-humba-miqte-e-rreme-dhe-ngela-pa-pune-shkak-i-pandemise-dhe-politikes

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, si rrallëherë ka treguar pothuajse gjithçka nëpërmjet disa postimeve në Instagram, shkruan lajmi.net.

Tani më shumë se kurrë madje dhe si duket arsyeja është edhe qëndrimi në shtëpi për shkak të lëndimit të këmbës, ajo ka pasur më shumë kohë për të ndarë ato që miqtë e saj virtual nuk i dinin deri më sot.

Këngëtarja e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të folur me miqtë e saj virtual, të cilët i ka ftuar të ndajnë me të momentet më të mira e të këqija të këtij viti. Ajo ka treguar se ka marrë qindra mesazhe dhe se është emocionuar shumë prej tyre.

“Mesazhet tuaja më bën të përlotem. Jam duke i lexuar të gjitha dhe po përpiqem t’ju përgigjem aq sa të mundem. Faleminderit që ndatë momentet tuaja të mira dhe të këqija” u shpreh fillimisht ajo.

“Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e mia të mira në Instagram, sepse dua që të ndajë vetëm pozitivitet dhe të mbaj mend momentet e bukura, por jeta nuk përbëhet vetëm nga momentet e mira. Kështu që ndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojeni jetën si piano ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano”

Në mes të momenteve të saj më të mira e të këqija, Enca ka treguar se është e dashuruar dhe se ka humbur disa miq fals.

Kujtimet e mira: Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri

Kujtimet e këqija: Babai im u nda nga jeta. Më është copëtuar zemra nga miqtë dhe lidhja romantike. Humba miqtë fals. M’u desh të ndaloja aktivitetet e mia dhe ngela thuajse pa punë për shkak të pandemisë dhe politikës. Theva këmbën dhe bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe më duhet të pushoj për disa muaj”, ka përfunduar Enca.

Sa i përket projekteve muzikore, Enca së fundmi e ka publikuar bashkëpunimin me Don Xhonin dhe kënga “Break Down” rezultoi me sukses të madh./Lajmi.net/

Lexo të tjera