Rozë

Ende nuk ka vendim për hapjen e teatrove dhe kinemave

0
ende-nuk-ka-vendim-per-hapjen-e-teatrove-dhe-kinemave

Që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, teatrot dhe kinematë janë mbyllur.

Vetë aktorët dhe përfaqësuesit e kinemave shpeshherë kanë kërkuar që teatri dhe kinematë të hapen, një gjë të tillë nuk e kanë lejuar autoritetet kosovare, pavarësisht se ditëve të fundit ka rënë edhe numri i të infektuarve.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë shkurt për lajmi.net, se akoma nuk ka ndonjë vendim për hapjen e teatrove dhe kinemave.

“Ende nuk ka ndonjë vendim për kinematë dhe teatrot”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Theksojmë se me masat e reja të marra nga Qeveria e Kosovës ndalohen edhe koncertet dhe aktivitetet e ngjashme si, ahengje familjare, dasma etj,. /Lajmi.net/

Lexo të tjera