Fun

Epidemiologët thonë se pas një viti mund të na duhen vaksina të reja, sepse do të kthehmi përsëri si në fillim të pandemisë

0
epidemiologet-thone-se-pas-nje-viti-mund-te-na-duhen-vaksina-te-reja,-sepse-do-te-kthehmi-perseri-si-ne-fillim-te-pandemise

Pak kohë më parë ekspertët thanë se kjo vaksinë e Covid-19 mund të duhet të bëhet cdo 6 muaj pasi efekti i antitrupavemund të zhduket, transmeton lajmi.net.

Tashmë ka një lajm të ri që sipas epidemiologëve vaksina duhet të ndryshojë pas 1 viti.

“Aleanca e Vaksinave të Popullit” ka bërë një sondazh me 77 ekspertë nga disa prej institucioneve kryesore në 28 vende të botës, i cili zbuloi se pothuaj një e treta e tyre kanë thënë se vaksina nuk do kishte efekt tek mutacionet e reja të virusit pas nëntë muajsh ose më pak.

Më pak se 1 në 8 thanë se besonin se mutacionet nuk do t’i bënin kurrë vaksinat aktuale joefektive.

Dy të tretat mendojnë se do duhet një vit ose më pak para se virusi të shndërrohet në formën që shumica e vaksinave të gjeneratës së parë të bëhen joefektive dhe ndërkohë kërkojnë të krijohen vaksina të reja modifikuese.

Shumica dërrmuese e ekspertëve – 88% e tyre thanë që mbulimi i vazhdueshëm i ulët i vaksinave në shumë vende do ta bënte më të mundshme shfaqjen e mutacioneve rezistente.

Aleanca e Vaksinave të Popullit paralajmëron se me shkallën aktuale të programeve globale të vaksinimit, vetëm 10% e njerëzve në shumicën e vendeve të varfra do të vaksinohen deri në vitin e ardhshëm. /Lajmi.net/

Lexo të tjera