Lajme

Erdogan akuzon SHBA’në, Kosovën e Serbinë për ‘kolaboracionizëm’ me Izraelin: Dorëzuat Jerusalemin

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ishte shumë i ashpër e me retorikë armiqësore e mjaft kontrovers, ku fillimisht e quajti ‘kolaboracionist’  presidentin amerikan Trump pastaj shau Izraelin dhe ata që bashkëpunojnë me ta i cilësoi si shkelës të ligjeve ndërkombëtare, si dhe për përkeqësim të konfliktit, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti turk Erdogan akuzoi Presidentin Amerikan Trump se është ‘kolaboracionist’ me Izraelin dhe e quajti planin e tij ‘një dokument dorëzimi.” Ai shtoi se Turqia nuk do të mbështesë asnjë marrëveshje që nuk “pranohet nga populli palestinez” tha Erdogan. Ai vlerësoi se plani nuk ka kuptim përtej shërbimit të interesave të Izraelit për të gërryer parametrat ndërkombëtar.”

Erdogan pati edhe porosi për shtetet që planifikojnë të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem, Erdogan tha se “shkelja e tyre e ligjit ndërkombëtar shërben vetëm për të ndërlikuar konfliktin.”

Vetëm SHBA dhe Guatemala tani për tani janë shtete me ambasada në Jerusalem, megjithëse disa të tjera , si Honduras, Serbia dhe Kosova, kanë deklaruar zotimin e tyre për të vendosur misionet e tyre diplomatike po ashtu.

Presidenti turk Erdogan tha se “dora e fëlliqur”- mesa duket ajo izraelite- “në vazhdimësi po e shton guximin” në vendet e shenjta në Jerusalem.

Erdogan lavdëroi palestinezët, për të cilët tha se “i kanë rezistuar politikave të dhunës dhe shtrëngimit të Izraeli për më shumë se gjysmë shekulli.” Erdogan goditi politikat e Izraelit në Jerusalem si dhe ato drejt Palestinezëve. “Okupimi dhe represioni ndaj Palestinës është plagë e hapur e njerëzimit”.

Gilad Erdan, ambasadori i Izraelit në OKB u largua gjatë fjalimit të tij dhe akuzoi atë për antisemitizëm.

“Erdogan po vazhdon me gënjeshtrat dhe deklaratat antisemite për Izraelin, dhe është e rëndësishme që bota të dijë për standardin e dyfishtë me të cilin ai ka jetuar për shumë vite” theksoi Erdan./gazetametro.net

Lexo të tjera