I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Kjo u bë e ditur nga presidenca turke përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter.
Presidenti Recep Tayip Erdogan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në pallatin Vahddetin në Stamboll, shkruan shkurt në përshkrimin rreth këtyre fotografive.
Dy javë më parë, autoritetet turke kishin reaguar rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem, në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit. Ministria e Jashtme turke ishte shprehur “tejet e zhgënjyer”. /Lajmi.net/
President @RTErdogan met with President Hashim Thaçi of Kosovo at Vahdettin Mansion in Istanbul. pic.twitter.com/PyBDwOrzsT
— Turkish Presidency (@trpresidency) September 20, 2020