Ermal Fejzullahu këto ditë është duke qëndruar për pushime në bregdetin turk bashkë me bashkëshorten e tij, Arianën, shkruan lajmi.net.
Këngëtari, nga atje po sjell video e fotografi të shumta, teksa tregon se po e shijon në maksimum qëndrimin atje.
Në videot e fundit, Ermali filmoi një jaht super-luksoz në brigjet e Bodrumit, për të cilin dyshon se është i çiftit të njohur Beyonce dhe Jay Z.
“A pom doket a eshte Jahti i jay-z dhe beyonce”, ka shkruar Ermali sipër njërës video, ndërsa pas kësaj solli fotografi edhe të jahtit të çiftit, e që duket se ngjashmëria është e madhe.
Se a kanë udhëtuar Beyonce dhe Jay Z në Turqi, mbetet të kuptohet në vazhdim. Dyshja para pak ditësh ishin për pushime në Kroaci. /Lajmi.net/