Fun

Escape room më e madhe në botë – Lojtarët sfidohen të arratisen nga një burg i vërtetë

0
escape-room-me-e-madhe-ne-bote-–-lojtaret-sfidohen-te-arratisen-nga-nje-burg-i-vertete

Një burg që tani nuk është më aktiv është kthyer në Escape room më të madhe në botë, shkruan lajmi.net.

Lojtarët do të sfidohen me puzzle dhe informata të fshehta që duhet të gjejnë, brenda pronës 16,000m2 të burgut.

Burgu Shrewsbury në Shropshire është hapur në vitin 1793, por u mbyll në vitin 2013. Por tani ju mund të futeni në këtë burg për të parë se a keni aftësi të arratiseni nga një burg i vërtetë.

Loja është quajtur “Prison Break” dhe do të mbahet aktiviteti vikendin e parë dhe të tretë të muajit, çdo muaj. Ai do të hapet nga 22 maji dhe biletat do të kushtojnë 62 euro për person.

Loja zgjatë dy orë e gjysmë. Personat nga mosha 12 vjeçare mund të luajnë lojën, por të gjithë konkurrentët nën moshën 15 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur.

Gjithçka është e vërtetë, dhe ju do të trajtoheni si një i burgosur sepse i gjithë stafi është staf i vërtetë, duke përfshirë gardianët. Gardianët janë persona me përvojë të vërtetë në burgje që kanë mbikqyrur të burgosur të vërtetë.

Sapo të futeni në burg, ju do të rrëfeni krimin për të cilin jeni dënuar, do të procedoheni në burg dhe do iu jepet një numër me të cilin do të identifikoheni dhe s’do të keni më një emër.

Aty do të merrni uniformën portokalli të të burgosurit dhe do të shoqëroheni në qelinë tuaj. Tani loja fillon!

Qëllimi i lojës është të dëshmoni se jeni i pafajshëm dhe të arratiseni. Mund të punoni me të tjerët ose vetëm. Ju duhet të “fitoni” daljen tuaj nga burgu.

A mendoni se do të ishit të aftë të arratiseni? /Lajmi.net/

Lexo të tjera