Brenda selisë së kësaj organizate ndërkaq, janë duke vazhduar bastisjet e hetuesve dhe policëve të EULEX-it, shkruan lajmi.net.
Pak më parë, EULEX-i ka arrestuar kreun e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin, i cili do të niset direkt për në Hagë.
Hetuesit e Speciales janë parë teksa hynë me disa pako të boshatisura brenda selisë, në të cilat pritet të vendosen dokumentet dhe gjësendet e tjera të konfiskuara.
Specialja ndërkaq ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksion, se a ka të bëj i njëjti me dosjet e rrjedhura, apo me ndonjë aktakuzë potenciale të konfirmuar. /Lajmi.net/