Lajme

Euronews shkruan për arrestimin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

0
euronews-shkruan-per-arrestimin-e-nasim-haradinajt-dhe-hysni-gucatit

Agjensia e njohur e lajmeve franceze, Euronews, ka shkruar një artikull për arrestimin e Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale dhe transferimin e tij në Hagë.

Kjo media shkruan se Haradinaj është anëtari i fundit i shoqatës së veteranëve të luftës që u arrestua, duke akuzuar për frikësimin e dëshmitarëve.

“Zyra e Prokurorit të Speciales tha në një deklaratë se Haradinaj u arrestua “për vepra kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurave””.

“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) siguroi mbështetje operacionale dhe logjistike për prokurorinë, e cila është e vendosur në Holandë”.

Euronews tutje shkruan se është arrestuar edhe Hysni Gucati duke iu referuar si ishanëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).BS/

Lexo të tjera