Fun

Evolucioni i buzëkuqit ndër vite

0
evolucioni-i-buzekuqit-nder-vite

Sfidues, joshës, i fuqishëm, buzëkuqi mund të sugjerojë shumë gjëra, me përdorimin e tij para 5 mijë viteve, transmeton lajmi.net.

Civilizimi i hershëm ndeshet me disa përbërës të çuditshëm për të bërë buzëkuqin, në Egjiptin e lashtë ngjyra e buzëkuqit përdorej tek dy gjinitë, femrat dhe meshkujt.

Por grekët e lashtë detyruan prostitutat që të vendosnin buzëkuq në publik, që meshkujt të mund ti dallonin më lehtë.

Në Azi, një kinez krijoi buzëkuqin e parë dhe e kuqja ishte më e përdorura.

The History of Red Lipstick | Southern Living

Edhe pse kaluan shumë vite, buzëkuqi me ngjyrë të kuqe ka një reputacion të keq në Evropë. Në Angli buzëkuqi me ngjyrë të kuqe paraqiste diçka të keqe, por Elizabeta e parë e pëlqente atë ngjyrë dhe u bë shumë i njohur, sepse ajo besonte që ka veti shëruese dhe mbrojtëse.

Më pas mendimi për buzëkuqin në Angli ndryshoi përsëri. Mbretëresha Viktoria e konsideronte si të pasjellshëm dhe disa nga femrat e përdornin në mënyrë të fshehtë.

Dhe në vitet 1900 përdorimi i tij u bë në mënyrë të rebeluar. Më pas u përdor në Hollywood duke filluar nga Marilyn Monroe.

Përdorimi i tij u bë shumë progresiv dhe sot ai përdoret më shumë se asnjëherë më parë dhe gjithmonë me domethënie. /Lajmi.net/

Lexo të tjera