Sport

Evra zbulon shkakun e dështimit të sulmuesit Zaha te Man Utd

0
evra-zbulon-shkakun-e-deshtimit-te-sulmuesit-zaha-te-man-utd

Sulmuesi iu bashkua Manchester United në verën e 2013-ës dhe pas disa paraqitjeve mjaft të mira në miqësoret e verës, në kampionat luajti shumë pak e në janar u huazua për 6 muaj, ndërsa në verën pasardhëse u rikthye sërish te Crystal Palace.

Që atëherë është folur shumë pak mbi shkaqet e dështimit të Zaha në “Old Trafford”, megjithatë pasditen e djeshme ka qenë francezi Patrice Evra që ka hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në atë periudhë.

“Me gjithë respektin që kam për Crystal Palace dhe fansat e saj, duhet të theksoj se Zaha meriton një skuadër shumë më të madhe. Kam qenë te Man. United kur erdhi dhe në verë tregoi një formë të jashtëzakonshme, por më pas u ngatërrua me vajzën e David Moyes, i cili ishte trajner atëherë dhe nuk e pa më fushën e lojës”, u shpreh Evra.

Vetë sulmuesi francez reagoi në orët e mbrëmjes dhe mohoi të ketë qenë ndonjëherë i lidhur me Laura Moyes, vajzën e ish trajnerit të Manchester United, por duket se kjo deklaratë e Zaha është më shumë diplomatike, për të mos shkaktuar polemika. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera