Sport

Fabregas: Chelsea me Ziyech dhe Werner do jetë fuqi këtë vit

0
fabregas:-chelsea-me-ziyech-dhe-werner-do-jete-fuqi-kete-vit

Dyshja janë duke shkëlqyer dhe janë ndihmë e madhe për skuadrën e Frank Lampard, të cilët janë duke ‘luftuar’ për titullin e Premierligës, transmeton lajmi.net.

Fabregas beson se me marokun dhe gjermanin në skuadër, Chelsea këtë vit do jetë shumë e fuqishme.

“Me Ziyech, mund të shohësh pasimet që i sheh, i bën të sakta dhe në kohën e duhur”.

“Werner është një ndër lojtarët që i bën gjërat shpejtë. Gjëra që mbrojtësit ose qendërmbrojtësit nuk i presin dhe ai i kap në gjumë”.

“Dhe kur ke dikë si Timo Wener, mendoj se Chelsea do jetë shumë e fuqishme këtë vit”, u shpreh ai për 90min.

Chelsea momentalisht renditët në pozitën e pestë me 15 pikë, tri me pak se lideri Leicester City./Lajmi.net/

Lexo të tjera