Teknologji

Facebook dhe Instagram mund të tërhiqen nga Evropa

0

Sado që tingëllon e pabesueshme, kompania e bazuar në Menlo Park të Kalifornisë nuk e përjashton mundësinë e tërheqjes nga tregu evropian.

Sipas Vice.com autoritetet evropiane kanë plane që t’ia pamundësojnë gjigantit Facebook për të transferuar të dhënat e përdoruesve evropian në SHBA. Tani gjiganti i teknologjisë po kërcënon të tërheqë shërbimet e saj nga më shumë se 400 milionë përdorues evropianë.

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave vendosi muajin e kaluar që Facebook nuk duhet të “transferojë” të dhëna private nga përdoruesit e saj të BE në Shtetet e Bashkuara, por t’i ruajë ato në serverat evropian. Vendimi u mor nga frika se të dhënat do të monitoroheshin nga qeveria amerikane.

Nëse një vendim i tillë zbatohet me të vërtetë, pasojat për konsumatorët dhe kompanitë në Evropë mund të jenë katastrofike, thonë nga Facebook në procesin gjyqësor që ata ngritën në Gjykatën e Lartë në Irlandë.

Në një gjykatë në Dublin, Facebook tha se një vendim nga Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC) do ta detyronte kompaninë të tërhiqte aksionet dhe të linte në baltë 410 milionë njerëz që përdorin Facebook dhe Instagram.

Rregullatori irlandez nuk pranoi të komentojë për VICE News. Facebook mohon se po përpiqet të detyrojë rregullatorin të ndryshojë vendimin e tij me një kërcënim me tërheqjen e shërbimeve të tij nga kontinenti evropian.

Lexo të tjera