Lajme

Familja e veprimtarit Haki Imeri i gëzohet Speciales: Thaҫit e Veselit po iu kthehet si bumerang në dosjet e tyre

0

Familja e ish veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit kanë publikuar një qëndrim të tyre në Facebook sa i përket Gjykatës Speciale dhe tentimeve për ta zhbërë këtë gjykatë.

Në këtë postim thuhet se ky vit po shkon në drejtimin e duhur, pasi është shpresëdhënës për viktimat e krimit politik në Kosovë.

Tutje përmenden edhe përpjekjet e Presidentit Hashim Thaҫi, kreut e të PDK-së, Kadri Veselit për ta zhbërë këtë gjykatë, e që thuhet se po iu kthehet në boomerang atyre dhe shokëve të tyre.

Postimi i plotë:

Ky vit i rëndë është duke shkuar në drejtim të duhur, vit që ishte, do të jetë i rëndë për disa, por i lehtë dhe shpresëdhënës për viktimat e krimit politik, për Kosovën.

-përpjekjet titanike të ish Presidentit Thaçi, Kadri Veselit etj, për ta zhbërë Gjykatën Speciale në të gjitha format u kthyen atyre në bumerang duke i shtuar vetes dhe shokëve akuza shtesë në dosjet e tyre.

-lufta speciale kundër Gjykatës Speciale i ka rrënjët që në tetor 2017 ..këtë luftë e inskenoi, organizoi, shpërndau Thaçi në të gjitha frontet, diplomatike, politike, nëntokesore, klandestine etj., rezultati i kësaj lufte speciale i është kthyer në bumerang duke goditur atë dhe ata të cilet ranë në grackën e tij për të luftuar kundër drejtësisë në vend se të mbështetnin atë.

-u, sponzoruan vegla qorre nëpër media dhe rrjete sociale lufte kundër Gjykatës Speciale. Faktikisht u ngritën kundër pavarësisë së Kosovës. Paralajmërimet e Blerim Latifit se kryeprokurori Jack Smith do të jepte dorëheqje dhe do t’i bashkohej fushatës elektorale të Trumpit ishin pjesë e propagandës dhe komponente e luftës speciale kundër Gjykatës ..

-ideologu nga Prekazi profa i T 7  e hodhi këtë lajm për qëllime specifike sa për t’i shërbyer një kauze të rrejshme e cila e nxori atë lakuriq..  mirë bëri që opinioni publik të shoh me sytë e vet sa sa kredibil është një mësimdhënës i prodhuar në fabriken e pasluftës…

p.s

-shqiptarët duhet të votojnë për Joe Biden sepse ai i garanton demokracisë amerikane jetë dhe shpëtim, kthen SHBA në binarët realë të mirëkuptimit dhe përparimit botëror ..

Lexo të tjera