Lajme

Familja Vitia nga fshati Sllovi e Lipjanit jeton në kushte të mjerueshme

0

Familja Vitia nga fshati Sllovi e Lipjanit jeton në kushte të mjerueshme. Ata kërkojnë ndihmë nga vullnetmirët.

Agron Vitija është i semurë dhe nuk ka mundesi të punojë mu për shkak të problemeve shëndetësore. Gjendja e tyre po rëndohet akoma mē shumë për shkak të motit të ftoht këto ditë sepse shtëpia e tyre po pikon dhe ështē e dëmtuar shumē raporton Dritarja.net

Akoma më keq po bëhet gjendja e tyre kur shpesh herë fëmijet e tyre nuk kanë as për të ngren bukë raporton Dritarja.net

Agroni dhe bashkëshortja e tij, ju kanë mbështetur vetëm Zotit sepse askush deri me tani nuk ju ka dalur në ndihmë edhe pse kanal 10 ka bërë publike gjendjen e tyre.

Ata tē cilë kanë mundësi dhe sadopak kanë ndjenjë humane, Agroni lutet që ta ndihmojnë sepse vështirë që do të mund ta kalojnë këtë dimer në këto kushte te mjerueshme raporton Dritarja.net

Ata vullnetmirë që duan ta ndihmojnë Agronin le ta kontaktojnë në këtë numër të telefonit 044 950 385

 

Lexo të tjera