Rozë

Fansat e Johnny Depp shpërthejnë me mallkime ndaj Amber: Urojmë të shkosh në ferr

0
fansat-e-johnny-depp-shperthejne-me-mallkime-ndaj-amber:-urojme-te-shkosh-ne-ferr

Amber Heard është duke u përballur me ofendime të ndryshme në rrjetet sociale, pasi Johnny Depp e humbi betejën ligjore me tabloidin britanik, The Sun, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Fansat e Depp e kanë ofenduar ish-bashkëshorten e tij, pas vendimit të gjykatës se ai ka qenë i dhunshëm në lidhjen e tyre dhe e ka keqtrajtuar fizikisht.

“Shpresoj të digjesh në ferr për gjithçka që ke bërë. Johnny Depp është një njeri i jashtëzakonshëm që nuk e ka merituar këtë”, shkruhet në një koment.

Një tjetër përdorues ka thënë se shpreson që Amberin ta godasë autobusi dhe të vdesë.

Kujtojmë që Depp e kishte paditur tabloidin The Sun për shpifje për një artikull nga viti 2018, në të cilin aktori ishte etiketuar si abuziv ndaj ish-bashkëshortes. Megjithatë, ai e ka humbur procesin gjyqësor./Lajmi.net/

Lexo të tjera