Rozë

Fansat janë të bindur se Nicole Scherzinger është shtatzënë

0
fansat-jane-te-bindur-se-nicole-scherzinger-eshte-shtatzene

Ylli i Pussycat Dolls, 42 vjeçe, dukej mahnitëse në videon e publikuar nga shtëpia e saj, ndërsa ajo u shfaq me një veshje glamuroze, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Nicole, shfaqet e ulur në një karrige, fillimisht e veshur me një palë xhinse të ngushta dhe një bluzë të bardhë të shkurtër.

Teksa kryqëzoi këmbët, në video shfaqet ajo me një fustan shumëngjyrësh dhe me një palë doreza rozë në duar.

Videoja nxiti akoma më shumë shtatzëni për Nicole, e cila tash e një kohë është në lidhje me ish-lojtarin Thom Evans.

Një komentues shkroi “Duket si një njoftim shtatzënie???”, kursek omentuesit tjetër thotë se ajo po bën lëvizje me dorë mbi barkun e saj.

Thashethemet për shtatzëninë e këngëtares filluan muajin e kaluar, pas një fotografie që ajo e postoi në Instagram. /Lajmi.net/

Lexo të tjera