Lajme

Faqja turke publikon një fotografi, shkruan se Arkan po lufton në Armeni

0

Përpos luftës që ka shpërthyer mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, një mediat serbe është bërë lajm një fotografi e publikuar së fundmi nga disa faqe në Turqi.


Një foto e kriminelit serb, Zeljko Razhnatoviq-Arkan duke luftuar në Armeni u shfaq në Twitter, e që u mor shumë seriozisht nga mediat serbe, transmeton Reporteri.

Fotoja u fshi vetëm disa orë pas publikimit të saj, gjersa gazeta serbe Blicshkruan se fotografia është përpunuar me një filtër të veçantë. Gjegjësisht, fotografisë së vjetër i është shtuar një efekt që mund ta bëjë një person më të moshuar.

Faqja turke derindusunce.org gjithashtu postoi në Twitter se si Arkan i cili është i vdekur erdhi për të luftuar atje,  shkaktoi një ortek reagimesh dhe komentesh në rrjetet sociale.

Kujtojmë se jo pak herë ka pasur raportime se krimineli serb Arkan është i gjallë./Reporteri.net

Lexo të tjera