Sport

FC Barcelona ‘thumbon’ indirekt Realin pas barazimit me Getafen

0
fc-barcelona-‘thumbon’-indirekt-realin-pas-barazimit-me-getafen

Kjo me së shumti i konvenon Barcelonës, që u mposhten në “El Clasico”, kurse tani me një fitore do mund të dalin +2 pikë nga rivali i përbetuar, përcjellë lajmi.net.

Sapo përfundoi ndeshja mes Getafes dhe Real Madridit, Barcelona përmes një postimi zyrtarë ‘thumboi’ indirekt “Mbretërit”.

Katalunasit postuan një video të lojtarëve duke festuar me trofeun e djeshëm.

Gara për La Liga këtë edicion mbetet e ashpër me Atleticon, Realin, Barcelonën dhe Sevillan ende në garë, ku kanë mbetur edhe shtatë ndeshje të pazhvilluara (tetë për Barcelonën)./Lajmi.net/

Lexo të tjera