Bota

Fejohet ylli i “Friends”

0
fejohet-ylli-i-“friends”

Ikona e “Friends”, Matthew Perry është fejuar me të dashurën Molly Hurwitz, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ylli 51-vjeçar i serialit njoftoi për të fejuarën e re, 29 vjeçe në revistën “People”, duke e quajtur atë “gruaja më e mirë në planet”.

“Vendosa të fejohem,” i tha ai revistës. ‘Për fat të mirë, unë rastësisht u shoqërova me gruan më të mirë në planet në këtë kohë”.

Hurwitz, e cila është menaxhere, konfirmoi se dyshja ishin zyrtarisht çift në ditën e Shën Valentinit duke ndarë një postim të ëmbël në rrjete sociale.

“Viti i dytë duke qenë i dashuri im”, kishte shkruar ndër të tjera Matthew në atë festë.

Lidhja e tyre u bë publike kur dyshja u panë së bashku. Nëntorin e kaluar çifti u panë së bashkë jashtë një restoranti në Hollywood.

Çifti kaloi sezonin e festave 2019 së bashku në Los Angeles në apartamentin e Perry prej 35 milionë dollarësh. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera