Bota

Fenerbahce zëvendëson Muriqin me një tjetër sulmues nga Prizreni

0
fenerbahce-zevendeson-muriqin-me-nje-tjeter-sulmues-nga-prizreni

Kështu klubi turk ka arritur të transferojë sulmuesin Kemal Ademi nga zviceranët e Baselit, teksa marrëveshja mes palëve është arritur vetëm pak orë më parë dhe nuk janë publikuar ende detajet e saj.

I lindur në Gjermani dhe me prindër nga Prizreni, Kemal Ademi është kërkuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës, por ka vendosur të luajë me fanellën e Zvicrës.

Sulmuesi 24-vjeçar Kemal Ademi është rritur te të rinjtë e St. Gallenit dhe në sezonin e fundit ka luajtur 23 ndeshje me Baselin, gjatë të cilave ka shënuar edhe 10 gola. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera