Lajme

Ferati: Asociacioni s’ka nevojë të diskutohet në Bruksel, s’hyn në fuqi pa aktgjykim të Kushtetueses

0
ferati:-asociacioni-s’ka-nevoje-te-diskutohet-ne-bruksel,-s’hyn-ne-fuqi-pa-aktgjykim-te-kushtetueses

Ai thotë se pas hartimit të këtij Asociacioni duhet dërguar në Qeveri e më pas edhe në Gjykatë Kushtetuese, prandaj edhe s’mund të jetë kundër ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Ferati shtoi  se kjo çështje ka përfunduar dhe s’duhet kthyer në tavolinën e bisedimeve në Bruksel derisa kërkesën për rikthim nga ana e negociatorëve serbë e cilësoi si tentativë nga Serbia për të bërë presion ndaj Kosovës.

“Çështja ka mbetur që të hartohet statuti nga grupi punues dhe për ta dërguar në Qeveria, e cila më pas e inkorporon dhe e dërgon në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.  Kthimi në tavolinë s’ka kuptimin, por insistimi që të implementohet edhe mund të jetë”.

Ish-ministri i LDK-së në Info Magazine për grupin punues të këtij asociacioni, i cili përbëhet nga katër serbë, tha se ka pasë tendencë që të fusë gjëra që nuk janë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, po ashtu dhe kundër atyre të gjeturave të aktgjykimit të vitit 2013.

“Nuk e di se çka kanë pretenduar, por vetë fakti se po vonohet dhe nuk i është dërguar Qeverisë nënkupton se duan të bëjnë një status jashtë rregullave dhe jashtë asaj që kishte me qenë e pranueshme në Qeveri. Pala serbe do të bëjë presion për të përshpejtuar procesin, por s’ka nevojë me u ngut derisa dialogu vazhdon dhe deri s’ka dokument final të marrëveshjes përfundimtare.

“Në vitin 2013 është arritur marrëveshje që të themelohet asociacioni duke e ditur që Kushtetua e Kosovës dhe ligjet për komunat lejojnë që të formohet edhe një asociacion tjetër, pos atij që e kemi tash.  Pra, me këtë mund të vërtetohet që Kushtetuta e lejon formimin e asociacionit dhe mund të jetë sikur ai ekzistues – e drejta për bashkëpunim dhe marrëdhënia ndërmjet komunave”.

Ferati tha se të gjitha të gjeturat e Kushtetueses janë të kënaqshme dhe e begatojnë projektin.

“Është për t’u gëzuar që Gjykata Kushtetuese ka ndihmuar shumë në këtë çështje. Të gjitha ato çështje duhet të inkorporohen. Në bazë të informatave që kam puna ka ngecur te grupi punues. Hartimi i statutit është detyrë e tyre që ende s’ia kanë dërguar Qeverisë propozim-statutin”.

Ai tha se Qeveria mund të refuzojë statutin e Asociacionit kur t’i dërgohet nga grupi punues po që se është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe se gjithashtu  ai s’mund të hyjë në fuqi pa dhënë aktgjykim Gjykata Kushtetuese.

 

Lexo të tjera