Fun

Fermeri shokohet nga veza që ia bën pula

0
fermeri-shokohet-nga-veza-qe-ia-ben-pula

Veza e pazakontë u zbulua nga Gao në shtëpinë e tij në qytetin e Suqian, provinca Jiangsu në Kinën Lindore, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Gao ia tregoi vezën një reporteri nga stacioni transmetues lokal publik ‘Jeangsu’ dhe pretendoi se ai nuk kishte asnjë ide se çfarë e shtyu pulën e saj ta prodhonte këso lloj ngjyre.

“Veza ka të njëjtën madhësi si vezët e tjera, por kjo vezë është e mbuluar me një model totem me pika të gjelbra”, tha ai për Jeangsu.

Sidoqoftë, Zhang Wencheng, veteriner veteran i Stacionit të Kafshëve dhe Veterinarisë në Suqian, i tha mediumit se veza mund të jetë stimuluar nga diçka nga jashtë teksa gjendej në tubin e pulës.

Tkurrja anormale mund të ketë shkaktuar sekretimin përfundimtar të shtresës së proteinave në formimin e njollave jeshile. /Lajmi.net/

Lexo të tjera