Rozë

Fero e thirri për bashkëpunim Lyrical Son i kthen përgjigje në mënyrë të tërthortë

0
fero-e-thirri-per-bashkepunim-lyrical-son-i-kthen-pergjigje-ne-menyre-te-terthorte

Dy muaj më parë, Fero habiti me deklaratën e tij në një video në InstaStory, ku ftonte në duel për rep Mc Kreshën, Lyrical Son dhe Bim Bimmën.
Fero pretendonte se ishte më i zoti në punën e tij, megjithëse kolegët kishin vite që merreshin me rep.

“Mos më filozofoni për Hip-hop, eja dalim para të gjithëve, para publikut tregojmë se kush është më i forti”- shprehej Fero në videot e tij.


Për dy muaj, reperi nuk mori asnjë përgjigje nga djemtë të cilëve i ishte drejtuar video.
Por, i ftuar në “RTV Dukagjini”, Lyrical Son s’ka mundur t’i shpëtojë gjatë intervistës temës së Feros.
Teksa fliste për përplasjen e dy “shkollave” të muzikës rep, asaj të vjetër dhe të resë, Lyrical Son u shpreh:
“Mercedes-i nuk merret me Suzuki.”- duke i dhënë kështu edhe përgjigjen Feros në mënyrë të tërthortë.

Lexo të tjera