Rozë

Fero merr vendimin e papritur, çfarë po ndodh?

0
fero-merr-vendimin-e-papritur,-cfare-po-ndodh?

Reperi Fero, i cili javët e fundit ka qenë shumë i përfolur për disa debate në rrjete sociale, ka habitur me veprimin e fundit, shkruan lajmi.net.

Ai ka vendosur që ta deaktivizojë Instagramin pa asnjë paralajmërim, duke i lënë fansat të brengosur se çfarë po ndodh me të.Reperi këto ditë u përfol sërish për një krizë të mundshme në lidhjen me Arbenita Ismajlin, ngase nuk e ndiqnin njëri-tjetrin.

Mbetet të shihet se çfarë fshihet pas ‘zhdukjes’ së befasishme të Feros.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fero është “KaDeWe”, projekt të cilin e solli në bashkëpunim me reperin e njohur Capital Bra.
Ky projekt muzikor ka marrë mbi 1 milion klikime, ndërsa reperi ka vazhduar punën për albumin e ri. /Lajmi.net/

Lexo të tjera