Almedin Murati në minutën e 26’, kaloi në epërsi 0-1 Drenicën. Me rezultat të njëjtë, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.
Në minutën e 58’, vendasit barazojnë në 1:1, përmes Albert Dabiqaj, shkruan lajmi.net.
Minuta e 72’ solli përmbysjen e rezultati nga Feronikeli, që shënuan me anë të Marko Millickovic.
Por, ishte sërish Alemdin Murati që shënoi për Drenicën, për të barazuar rezultatin në 2:2, në minutën e 80’, gol që i solli një pikë skuadrës së tij.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në orar të njëjtë, Trepça ’89 ka mposhtur KF Llapin 1:0, me golin e Arb Manaj./Lajmi.net/