Rozë

Festa e beqarise se Xhensiles, flet striptisti qe ishte i ftuar, kisha frike mos vinte Besi, shkova ta kenaqja por ajo …..

0

Para dasmës së Besit dhe Xhensilës, vëmendje mori festa e beqarisë që mikeshat i kishin organizuar këngëtares.

Atmosfera në festën e beqarisë u ndez kur vajzave iu bashkua edhe balerini Orjan Lika.

Ky i fundit në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ditën e sotme ka zbuluar edhe çfarë ndodhi në festën e beqarisë së Xhensilës.

Ndryshe sa ndodh në festat e tjera të beqarisë ku nusja harbohet duke shijuar ditën e fundit të të qenurit beqare, Orjan Lika tregoi se Xhensila nuk kërceu shumë dhe sipas tij ajo nuk u kënaq sa duhej.

“Xhensila shijoi pjesën e surprizës që iu bë, por për mendimin tim ajo nuk e shijoi kërcimin pasi ishte e shtangur ndaj meje, nuk jepte atë që duhej. Unë kisha shkuar që ta kënaqja. Ishte shumë e ngurtë, pavarësisht se në skenë është shumë sensuale dhe kam shumë respekt për të”, u shpreh Orjan Lika.

“Ne që vijmë nga katuni jemi pak fanatikë dhe e mendova mos vjen Besi, na prish gjithë atmosferën. Por jo nuk ndodhi”, përfundoi ai duke qeshur.

Lexo të tjera