Sport

FFK e gatshme t’i presë tifozët në ‘Fadil Vokrri’ kundër Sllovenisë

0
ffk-e-gatshme-t’i-prese-tifozet-ne-‘fadil-vokrri’-kunder-sllovenise

Shtëpia më e madhe e futbollit, do të lejojë rikthimin e tifozëve në ndeshjet e kombëtareve në Ligën e Kombeve, shkruan lajmi.net.

Sipas UEFA-s, stadiumi duhet të mbushet me tifozë vetëm deri në 30 për qind të kapacitetit, ku do të lejohen vetëm mbështetësit e kombëtares vendase.

Kjo do të mundësojë rikthimin e tifozëve në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Sllovenisë, që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 11 korrik.

Lajmi.net mëson se Federata e Futbollit të Kosovës është e gatshme për hapjen e stadiumit për tifozët, por do të kërkojë leje edhe nga institucionet shëndetësore të vendit.

Do të jenë institucionet shëndetësore që do të vendosin nëse duhet të lejohet hapja e stadiumit, në bazë të situatës me COVID-19 në Kosovë.

Ndeshja e fundit që Kosova ka zhvilluar me tifozë në ‘Fadil Vokrri’ ka qenë ajo me Anglinë, në nëntorin e vitit të kaluar./Lajmi.net/

Lexo të tjera