Sport

FHK me njoftim të rëndësishëm për vazhdimin e garave

0
fhk-me-njoftim-te-rendesishem-per-vazhdimin-e-garave

Shtëpia më e madhe e hendbollit kosovar bën të ditur se përkushtimi për të vazhduar garat është maksimal, por gjithnjë sipas kërkesave të institucioneve mjekësore.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e FHK.

Federata e Hendbollit e Kosovës është e përkushtuar për vazhdim të sigurt të garave, duke iu përmbajtur të gjitha kërkesave të institucioneve mjekësore për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Të kujtojmë që FHK-ja kur vendosi për rifillim të garave, në qershor, formoi Task-Forcën për përballje me COVID-19, që kreu punën me shumë sukses.

Garat u zhvilluan pa asnjë problem, duke iu përmbajtur të gjitha manualeve të IHF-së, EHF-së dhe institucioneve të vendit.

Në prag të edicionit të ri, të dielën nga ora 11:00 në Sheshin 21 në Prishtinë, organizohet seminari edhe për mjekë dhe fizioterapeutë të klubeve.

Mjeku infektolog, Dr Granit Deva dhe Inspektorja Sanitare në MSH, Erlinda Hakaj, njëkohësisht koordinatore e Task-Forcës së FHK-së, do të ligjërojnë lidhur me zbatimin e Manualit për masat parandaluese ndaj COVID-19 në stërvitje dhe ndeshje e po ashtu për zbatimin e Manualit për ndeshjet evropiane.

FHK-ja në të njëjtën kohë do të furnizojë klubet me matës të temperaturës dhe me dezinfektues.

Seminari i së dielës është i obligueshëm për mjekë dhe fizioterapeutë, ku do te sqarohet Manuali. /Lajmi.net/

Lexo të tjera