Lajme

Filadelfia përfshihet nga protestat, pas të shtënave fatale të policisë

0
filadelfia-perfshihet-nga-protestat,-pas-te-shtenave-fatale-te-policise

Familja e Walter Wallace, 27-vjeçar, ka thënë se ai është përballur me kriza të shëndetit mendor, kur zyrtarët kanë shtënë në drejtim të tij.

Policia ka thënë se e ka qëlluar atë sepse ai ka refuzuar ta gjuajë thikën që ka qenë duke e mbajtur.

Forca të shtuara policore, bashkë me Gardën Kombëtare, janë angazhuar në rrugët e këtij vendi.

Zyrtarët kanë thënë se 30 policë janë plagosur gjatë natës së parë të përleshjeve.

Policia e këtij qyteti ka akuzuar protestuesit edhe për plaçkitje të bizneseve gjatë protestave.

Wallace ka pasur çrregullime bipolare, dhe gruaja e tij u ka treguar zyrtarëve para se ta qëllonin atë, ka thënë avokati që ka përfaqësuar familjen e viktimës.

Filadelfia është përballur edhe me protesta tjera më herët gjatë këtij viti, për shkak të brutalitetit policor, të lidhur me vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Minesota.

Lexo të tjera