Bota

Fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor para Fakultetit Filologjik

0
fillon-ndertimi-i-parkingut-nentokesor-para-fakultetit-filologjik

Qytetarët po e mirëpresin ndërtimin e parkingut, ndërsa ekspertët e komunikacionit  thonë se projekti ka qenë jo transparent dhe e cilësojnë si hap të ngutshëm të komunës së Prishtinës.

Pas një zvarritje bukur të gjatë kësaj jave do të fillojnë punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor, para ndërtesës së Fakultetit Filologjik në Prishtinë.  Qytetarët e mirëpresin fillimin e nderimit të këtij objekti, të cilët i thanë Radio Kosovës, se çdo ditë përballen me problemin e  mungesës së vendeve për parkim.

“E mirëpresim ndërtimin e parkingut nëntokësor se shumë herë me ka ndodh që kam ardhur me veture dhe nuk kam gjetur parking dhe me ore të tëra kam kërkuar një vend për parking. Ka shumë nevojë për parking sepse në tre katër vende po detyrohem të kërkoi deri sa po e gjej një vend. Gjithë herë ka pasur nevojë dhe shpesh ka ndodh edhe me na u  konfiskuar vetura nga policia dhe kemi paguar gjoba”, tha një qytetar.

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se  gjatë kësaj jave do të fillojnë punimet ndërsa  do të përmbyllen më së largu brenda 24 muajsh.

“Punimet fillojnë ketë javë për ndërtimin e parkingut. Aty janë planifikuar 750 vend parkingje në dy nivele nën tokë, ndërsa pjesa sipër do të mbetet park ashtu siç është tani”, tha Bashota

Bashota theksoi se punimet pritet të përfundojnë me se largu brenda 24 muajsh.

Lexo të tjera