Lajme

Fillon vendosja e raporteve diplomatike Kosovë-Izrael, takohen ambasadorët e dy shteteve në Kroaci

0

Përveç marrëveshjeve ekonomike, më 4 shtator në Washington është arritur edhe njohja reciproke në mes të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.


Këtë njohje në Washington, kryeministrit Hoti ia kishte kumtuar vetë kreu i Qeverisë izraelite, Bejmain Netanyahu, përmes një telefonate të ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump, shkruan Express.

Ndërkohë tashmë ka filluar komunikimi diplomatik mes dy shteteve.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka takuar për herë të parë zyrtarisht, ambasadorin e Izraelit në Kroaci, Ilan Mor.

“Takimi i parë zyrtar me Ambasadorin e Izraelit në Republikën e Kroacisë, SHTZ. Ilan Mor”, ka shkruar Kasapolli.

Lexo të tjera