BotaLajme

Fjala ‘Inshallah’ e përdorur nga Biden gjatë debatit me Trump provokon reagime në rrjetet sociale

0

I nominuari për president të SHBA-së, Joe Biden, hodhi dyshime gjatë debatit të së martës në mbrëmje nëse presidenti Donald Trump do të publikonte ndonjëherë pagesat e taksave të tij.

“Do t’i shihni”, tha Trump në mënyrë të përsëritur ndërsa moderatori Chris Wallace e shtyu atë të jepte një afat.

Dhe Biden ndërhyri duke thënë: “Kur? Inshallah?”.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, ndërsa fraza në gjuhën arabe përkthehet në “Dashtë Zoti”, ajo gjithashtu ka konotacione bisedore të një “premtimi të paqartë”.

Dhe përdoruesit e mediave sociale ishin të shpejtë për të reaguar me humor në thënien e Biden “inshallah”, me shumë përdorues të Twitter duke postuar reagimet e tyre menjëherë.

Ndryshe, Biden më herët ka publikuar taksat e tij të të ardhurave personale, të cilat tregojnë se ish-nënpresidenti dhe gruaja e tij Jill Biden paguan rreth 30 për qind të të ardhurave personale të tyre bruto prej 985,000 dollarë.

Nga ana tjetër, Trump ka refuzuar të tregojë vullnetarisht deklaratat e tij të taksave mbi të ardhurat – një zakon presidencial që shtrihet me dekada.

Ndërkohë, të hënën, New York Times raportoi se Trump nuk paguante asnjë taksë federale mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e fundit.

Mediumi prestigjioz tha se ish-biznesmeni pagoi vetëm 750 dollarë në 2016 dhe 750 dollarë në vitin 2017, vitin kur ai mori detyrën.

Trump e kundërshtoi raportin gjatë debatit të martën mbrëma, duke thënë se ai “ka paguar miliona dollarë taksa, miliona dollarë taksë mbi të ardhurat”. /Telegrafi/

Lexo të tjera