Uncategorized

Fjolla Morina nuk e dinte që ishte shtatzënë. Reagimi i saj pasi mësoi lajmin nga mjekët

0

Seanca për masën e sigurisë për këngëtaren Fjolla Morina është shtyrë për në orën 13:00.

 

 

Pas arrestimit, këngëtarja ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku pas analizave të kryera, ka rezultuar se ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë. Këtë lajm ajo mësohet se nuk e ka ditur më herët, ndërsa burimet thanë se është ndjerë e befasuar kur e ka mësuar nga bluzat e bardha.

Ndërkohë, para gjykatës bashkë me këngëtaren do të jenë edhe biznesmeni nga Kosova që jeton në Belgjikë,FysnikSyla, si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji. Por pavarësisht këtij fakti, mësohet se Prokuroria e Kukësit ka çuar në Gjykatën e Rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për këngëtaren, e cila u arrestua në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjarri dhe 23 fishekë. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”.Të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me akuzën e ngritur nga Prokuroria.

Lexo të tjera