BotaLajme

Flakë të llahtarshme/ Zjarri “përpin” ndërtesën 33 katëshe në Korenë e Jugut (VIDEO)

0

Një ndërtesë 33-katëshe në Korenë e Jugut është përpirë nga flakët e mëdha.

Banorët kanë nisur menjëherë evakuimin pasi ndërtesa përmbante apartamente. Ata janë përfshië nga paniku pasi zjarri nisi në katin e 12-të rreth orës 23.00 dhe përfshiu të gjithë bllokun e apartamenteve në zonën Dal Dong në Ulsan.

Dhjetra zjarrfikës nxitonin për të hapur 136 apartamentet dhe mundësuar daljen e banorëve.

Në video duken flakët që arrinin deri në majë të ndërtesës, duke bërë që copa betoni të binin duke u përplasur në tokë. Shtëllunga të mëdha tymi ngriheshin në qiellin e natës.

Mediat lokale thanë se zjarri ishte përhapur prej erës së fortë që frynte në zonë por deri mëngjesin e sotëm ishte shuar. Autoritetet nuk kane raportuar per viktima.

Lexo të tjera