Lajme

Flet hebreu që jeton në Kosovë: Si po e pret kjo pakicë njohjen nga Izraeli?

0

Për Flori Dedonin, pjesëtar i pakicës të vogël të hebrenjve, lajmet se pavarësia e Kosovës do të njihet nga Izraeli kanë qenë një arsye e madhe për festë. Të paktën, kështu thotë ai në një intervistë të realizuar së fundi, transemton Gazeta Metro.


Deri javën e kaluar, Izraeli ka qenë një prej vendeve që nuk e kishte njohur pavarësinë e Kosovës, por siç dihet, kjo ndryshoi pasi ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në SHBA.

Kur dikush e kupton që jam hebre, zakonisht me pyesin se pse Izraeli nuk na njeh. Tani që më në fund po ndodhë, është shumë gjë festive dhe nuk kam nevojë ta shpjegoj më”, thotë ai për The Times of Izrael, përcjell Gazeta Metro.

Krijohen shumë probleme me viza e udhëtim, kur shumica e botës nuk e njeh vendin tënd, pasaportën tëndë. Ne duam që Kosova të ketë sukses, por me të gjitha vështirësitë, në gjithmonë presim se kur do të njihemi plotësisht, sepse duam që fëmijët tanë të kenë një jetë të mirë”, shton Dedoni tutje.

Ai në e vlerëson lart rolin e presidentit Donald Trump në këtë process, madje thotë se ai qëndron vetëm për sukses dhe liri.

Vlen të theksohet se marrëveshja Kosovë-Serbi u nënshkrua rreth 10 ditë më parë në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja ka qenë kryesisht ekonomike, por në pikën e fundit të saj u përfshi edhe njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Izraelit, gjë e cila nuk kishte ndodhur deri më tani.

Trump nga ky takim tha se Kosova dhe Serbia shumë shpejt përveç çështjeve ekonomike, mund të vendosin edhe për zgjidhjen e problemeve politike./gazetametro.net

Lexo të tjera