Fun

Flokëkuqet kanë tolerancë më të madhe të dhimbjes sesa biondet dhe brunet, thotë studimi

0
flokekuqet-kane-tolerance-me-te-madhe-te-dhimbjes-sesa-biondet-dhe-brunet,-thote-studimi

Njerëzit me flokë të kuqe kanë një tolerancë shumë më të lartë të dhimbjes sesa personat me ngjyra të flokëve të tjera, shkruan lajmi.net.

Studimi i ri është bërë nga shkencëtarët dhe ekspertët e spitalit gjeneral të Massachusetts, ku ata zbuluam  se qelizat e lëkurës të njeriut që e përcaktojnë pigmentimin e lëkurës gjithashtu e përcaktojnë tolerancën ndaj dhimbjes që ka ai person.

Studimi tha se flokëkuqet kanë një mutacion gjenetik që nuk i lejon ato të nxihen nga dielli, dhe kjo shkakton humbje balansi kimikal duke i bërë që hormonet të përforcojnë aftësinë e trupit për të bllokuar dhimbjen.

Personat me flokë të kuqe gjithashtu e kanë të pamundur që të nxihen nga dielli dhe të marrin atë nuancë bronzi.

Pavarësisht nëse digjen nga dielli ata e kanë ë pamundur që të ndryshojnë ngjyrën e tyre të lëkurës, vetëm pikat e kafe që kanë në lëkurë bëhen më të dallueshme. /Lajmi.net/

Lexo të tjera