Bota

Flora e Kosovës pasurohet edhe me një gjini dhe lloj të ri

0
flora-e-kosoves-pasurohet-edhe-me-nje-gjini-dhe-lloj-te-ri

Punimi shkencor është publikuar në revistën prestigjioze të fushës së botanikës – Acta Botanica Croatica, e cila është e cituar gjithashtu edhe ne platformën SCOPUS.

Në abstraktin e punimit shkencore thuhet mes tjerash se “Ky punim flet për llojin Sternbergia colchiciflora Waldst. et Kit. si një gjini dhe specie e re për florën e Kosovës. Pothuajse 30 individë të rritur të kësaj specie u regjistruan për herë të parë në Kosovën jugperëndimore gjatë vitit 2015, në lokalitetin e Kanionit të Drinit të Bardhë afër Urës së Fshajt. Duke marrë parasysh numrin e ulët të individëve dhe shpërndarjen shumë të kufizuar, kjo specie duhet të trajtohet si takson i rrezikuar në mënyrë kritike në Kosovë”.

Sternbergia colchiciflora është lloj në Listat e Kuqe të specieve të rrezikuara, të prekshme dhe gati të kërcënuara në shumë vende të Evropës (Republika Çeke, Republika Sllovake, Rumania, Hungaria etj.). Në rajonin e Kaukazit, ajo ka statusin e taksonit të rrezikuar në mënyrë kritike në Listën e Kuqe të bimëve endemike. Kjo specie është renditur gjithashtu në Shtojcën II të Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES).

Për identifikimi e llojit, autorët kanë bashkëpunuar edhe me botanistët Alfred Mullaj dhe Ervis Loce nga Fakultetit i Shkencave të Universitetit te Tiranës, ndërsa përcaktimi i nivelit të rrezikshmërisë është bërë duke u bazuar në kriteret e IUCN./Lajmi.net/

Lexo të tjera