Bota

Forma e futbollistëve të Kosovës që mund të startojnë kundër Maqedonisë

0
forma-e-futbollisteve-te-kosoves-qe-mund-te-startojne-kunder-maqedonise

Dardanët para vetës kanë një test të vështirë përballë Maqedonisë në Shkup.

Një fitore ndaj Maqedonisë, e dërgon Kosovën në finale të Play Off të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

Sipas raportimeve, thuhet se formacioni i Kosovës në këtë ndeshje përbëhet: Muric, Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Nuhiu.

Aro Muric: Portieri ka ndryshuar skuadër këtë verë, duke u transferuar te Girona në ligën e dytë të nivelit spanjoll, duke qenë i rregullt në këtë fillim sezon.

Vojvoda: Mbrojtësi i djathtë ka kompletuar transferimin në Serie A te Torino, ku edhe ka bërë debutimin. Vojvoda ka regjistruar edhe një asistim.

Aliti: Ka qenë i rregullt te Kalmar, ku sezoni ka nisur kohë më parë. Mbrojtësi në ditët e fundit të afatit kalimtar i është bashkuar Zurich.

Dresevic: 23 vjeçari që do të zëvendësojë Amir Rrahmanin, këtë sezon te Heerenveen në Erdivise, është paraqitur në tri ndeshje, pas katër xhirosh të para.

Kololli: Mbrojtësi i majtë mbetet në mesin e lojtarëve më në formë te Kosova. Gjatë verës, ka shkëlqyer në miqësore me Zurich, duke u paraqitur në pozita të ndryshme. Ndaj Moldavisë, ishte i vendosur si sulmues nga Bernard Challandes, ku shënoi edhe një gol.

Berisha: Pas transferimit te Reims në Francë, Berisha ka fituar minutat, duke qenë i rëndësishëm për skuadrën franceze. Lojtari në ndeshjet e fundit ka gëzuar një formë të mirë.

Shala: Mesfushori është paraqitur në 17 ndeshje te Valerenga këtë sezon në Norvegji, ku ka shënuar edhe një gol.

Zeneli: Pas një fillimi të zbehtë, anësori ka filluar të fitojë formën te Reims, duke lënë pas atë lëndimin e rëndë që ka pasur sezonin e kaluar. 25 vjeçari vjen në një moment të mirë te Kosova.

Celina: Është në mesin e lojtarëve që ka ndërruar skuadër këtë afat kalimtar. Celina ka lënë Swansean duke iu bashkuar Dijonit, ku ka regjistruar edhe një asistim.

Zhegrova: Pasi Basel bleu shërbimet e tij, 22 vjeçari dhuroi show në ndeshjen e fundit ndaj Luganos, me një super gol të shënuar. Forma e mirë në këtë ndeshje ka bindur Challandes për t’ia besuar pozitën e startuesit.

Nuhiu: Do të zëvendësojë Vedat Muriqin në fazën e sulmit. Nuhiu këtë verë i është bashkuar Apoelit në Qipro, ku edhe ka shënuar një gol në këtë aventurë të re që sapo ka nisur.

/Lajmi.net/

Lexo të tjera