Sport

Formati i Superligës Evropiane, gjithçka që duhet të dini

0
formati-i-superliges-evropiane,-gjithcka-qe-duhet-te-dini

Por, si do të jetë formati i kësaj lige, kur do të ndeshen skuadrat dhe cilat klube do të luajnë? Lajmi.net. ju sjell një shpjegim fillestar se si parashikohet të zhvillohet Superliga Evropiane.

Kur do të zhvillohet kjo ligë?

Sipas parashikimieve, thuhet që skuadrat do të luajnë me njëra-tjetrën në shtëpi dhe jashtë në një ligë gjatë mesjavës, gjithashtu të jenë pjesë e ligave të tyre.

Sa skuadra do të jenë pjesëmarrëse?

20 skuadra që luajnë në mesjavë me një Play Off në fund të sezonit që përcakton fituesin nga sezoni 2022-23.

15 klubet themeluese nuk do të mund të bien nga liga, ndërsa pesë klube do të kualifikohen çdo vit.

Si do të zhvillohen ndeshjet?

20 klube do të ndahen në dy grupe, duke zhvilluar nga 18 ndeshje, nëntë në shtëpi dhe nëntë jashtë, me tre vendet e para që do të kualifikohen në Play Off.

Cilat klube do të jenë pjesë e kësaj Lige?

12 klube tashmë kanë konfirmuar lajmin për bashkim në këtë ligë, Bayerni dhe PSG priet ta bëjnë të njëjtën, edhe pse deri më tani nuk ka indikacione se kjo mund të ndodhë.

AC Milan, Arsenal , Atlético Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën./Lajmi.net/

 

Lexo të tjera