Rozë

FOTO/ Gjyshja më seksi në botë, feston 50-vjetorin në rezortin luksoz

0

Gina Stewart, e vetëshpallur “gjyshja më seksi në botë” ka postuar pamje nga festa e 50-vjetorit të saj, të shoqëruara me komentet e fansave që i thonë se duket sa gjysma e moshës.

“Po qëndroj në vilën e hotelit me pesë yje Sheraton Grand Resort Hotel në Queensland, Australia. Jam e rrethuar nga familja duke shijuar motin e ngrohtë”, tha ajo.

Gina shfaqte për fansat e saj dhe tullumbacet me numër ’50’ së bashku me tortën e ditëlindjes.

Gina u bë e famshme në 2018 kur arriti në finalet e konkursit australian të bukurisë Maxim, ku u rendit e dyta megjithse konkuronte me 18 vjeçare.

Ajo është tashmë gjyshe pasi ka një nip një-vjeçar, prandaj dhe fansat e quajnë “gjyshja më seksi në botë”.

 

Lexo të tjera