Fun

FOTO/ Rrëmben autobusin e shkollës dhe e përpals me pemën, i mituri ndiqet nga policia për 30 minuta

0

Një ngjarje disi e pazakontë është shënuar në Louisiana të SHBA-së, ku një djalë 11-vjeçar ka grabitur autobusin e shkollës dhe është përpjekur t’i arratiset policisë.

Vogëlushi ka rrëmbyer autobusin rreth orës 11:00 të mesditës, e më pas ka shëtitur nëpër qytet, raportojnë mediat e huaja.

Sipas tyre, pasi policia ka mësuar për rastin, ka ndjekur vogëlushin për rreth 30 minuta. 11-vjeçari gjatë arratisjes ka dëmtuar një pompë të derivateve dhe shumë prona të tjera private.

Në fund, mësohet se ai është përplasur me një pemë gjigante, ku më pas ka ndërhyrë policia dhe e ka neutralizuar.

Lexo të tjera