Sport

Foyth nënshkruan rinovimin e kontratës me Tottenham dhe huazohet te Villarreal

0
foyth-nenshkruan-rinovimin-e-kontrates-me-tottenham-dhe-huazohet-te-villarreal

Mbrojtësi argjentinas, Juan Foyth, ka vënë firmën e tij në një kontratë të re me Tottenham Hotspur, kontratë e cila zgjatë deri në vitin 2023, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe, lojtari do të jetë për pak kohë larg klubit, për të nisur një aventurë me Villarreal.

Skuadra e Spurs konfirmon se lojtari do të luajë i huazuar te Villarreal për sezonin 2020/21.

Kjo shihet si mundësi e mirë për mbrojtësin që të fitojë minuta dhe eksperiencë me skuadrën spanjolle. /Lajmi.net/

Lexo të tjera