Lajme

Franca dhe Italia goditen nga një stuhi e fuqishme

0
franca-dhe-italia-goditen-nga-nje-stuhi-e-fuqishme

Stuhia Aleks solli erëra të ashpra dhe shi të rrëmbyeshëm.

Një numër fshatrash në veri të Nicës në Francë pësuan dëme serioze nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, me rrugë, ura dhe shtëpi të shkatërruara.

Në veriperëndim të Italisë, përmbytja u përshkrua si “historike”. Një pjesë e një ure mbi lumin Sesia u shemb.

Kryeministri francez Jean Castex ka vendosur ushtrinë dhe ka miratuar fonde emergjente për të trajtuar përmbytjet më të këqija për dekada në Francën jug-lindore.

Rreth 20 persona janë zhdukur ose nuk janë regjistruar me të afërmit.

“Ka shumë njerëz për të cilët nuk kemi asnjë lajm,” tha Z. Castex.

Agjencia meteorologjike Météo-France tha se 450 mm (17,7 in) shi ra në disa zona gjatë 24 orëve – ekuivalent i gati katër muajve në këtë kohë të vitit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në rajonin jugor të alpeve u shkaktua dëmi më i madh./rel

Lexo të tjera