Lajme

Franca u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Pakistani

0
franca-u-ben-thirrje-qytetareve-te-saj-te-largohen-nga-pakistani

Në një email të siguruar nga agjencia e lajmeve AFP, Ambasada franceze në Islamabad paralajmëroi për “kërcënime serioze ndaj interesave të Francës në Pakistan”.

Dy oficerë të policisë u vranë këtë javë gjatë përleshjeve të reja me protestuesit.

Protestat kanë shpërthyer disa muaj më hërë, pasi një revistë franceze ka publikuar karikaturat e Profetit Muhamed.

Qeveria e presidentit francez, Emmanuel Macron, e ka mbrojtur të drejtën e revistës për t’i publikuar karikaturat, duke shkaktuar zemërim në Pakistan – vend me shumicë myslimane.

Përshkrimi i Profetit Muhamed konsiderohet si një gjë tabu në Islam dhe fyese për shumë myslimanë.

Protestat u përshkallëzuan këtë javë, pasi Qeveria pakistaneze arrestoi Khadim Hussain Rizvin, udhëheqës i partisë radikale Tehreek-e-Labaik Pakistan, e cila kërkoi dëbimin e ambasadorit francez.

Kjo parti, në të kaluarën, ka nxjerrë turma të mëdha njerëzish në rrugë, për të protestuar për çështje të blasfemisë.

Sipas ligjit në Pakistan, ata që shpallen fajtorë për fyerjen e Profetit Muhamed, mund të përballen me dënim me vdekje.

Lexo të tjera